Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se së bashkë me kandidatët e tjerë të Prishtinës dhe kryetarin e komunës, kanë vizituar Tregun e Madh.
Lushaku-Sadriu ka premtuar se do të marrë iniciativa për rregullimin e statusit të Tregut të Madh dhe realizimit të një projekti që e kthen këtë treg në qendër moderne tregtare.
Postimi i plotë:
Bashkë me kandidatët e Prishtinës për deputetë të LDK-së dhe kryetarin e Kryeqytetit Përparim Rama vizituam Tregun e Madh.
Një qeverisje qëndrore, që e harron Tregun më të madh të vendit nuk meriton përkrahjen! E dhimbshme t’i shohësh se si ka rënë puna e shumicës së bizneseve.
Unë do të marr iniciativa për rregullimin e statusit të Tregut të Madh dhe realizimit të një projekti që e kthen këte treg në qendër moderne tregtare.
#LDK113
#Jehona6
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







