Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” në kuadër të HisariOnline, ku ka shpalosur profilin e tij si kandidat nga kjo parti.
Hazrolli është pyetur se nëse zgjidhet deputet, çfarë do të bënte në drejtim të forcimit të kapaciteteve të sigurisë në Kosovë.
“Nëse e marr besimin e elektoratit padiskutim që ekspertiza, përvoja ime është në fushën e sigurisë dhe do të tentoj ta bëjë më të mirën time aty, por do të jem i gatshëm të kryej edhe detyra të tjera që më besohen, dhe qëllimi im kryesor është që të ruajmë vlerat, nga kemi ardhë deri sot, dhe ato janë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Tjetra, te aspekti i forcimit të institucioneve të sigurisë, unë mendoj që kemi një traditë edhe pse në këtë kohë të shkurtër pas luftës që duhet faktikisht të mbindërtojmë kapacitetet e nevojshme për ruajtjen e jetës të qytetarëve të Kosovës dhe integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë”, ka thënë Hazrolli.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







