spot_img
HomeLajmeAbdixhiku premton paketë investuese prej 5 miliardë eurosh: Kosovës...

Abdixhiku premton paketë investuese prej 5 miliardë eurosh: Kosovës i duhen investimet, jo arsyetimet

spot_img

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se zhvillimi i vendit kërkon investime konkrete dhe jo arsyetime, duke premtuar një paketë investuese në vlerë prej 5 miliardë eurosh.

Përmes një videoje të publikuar nga tubimet elektorale të mbajtura në kuadër të fushatës, Abdixhiku ka shpalosur vizionin e LDK-së për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se ekonomia e fortë është baza e një shteti të qëndrueshëm.

“Shteti nuk mbahet vetëm më ndihma sociale, shteti mbahet me ekonomi të fortë, me investime, prandaj LDK-ja vjen me paketën më të madhe investuese që e ka pasur ndonjëherë Kosova jonë, me 5 miliardë euro investime dhe atë investime të vërteta”, ka thënë Abdixhiku.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img