spot_img
HomeLajmeKadolli e LDK-së pas tubimit në Suharekë: Mbështetja, besimi...

Kadolli e LDK-së pas tubimit në Suharekë: Mbështetja, besimi dhe bisedat e sinqerta me ju janë motivim i madh

spot_img

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, Vjollca Kadolli, ka zhvilluar sot një takim me familjarë, miq dhe bashkëvendës në qytetin e saj të lindjes, Suharekë.

Ajo ka bërë të ditur se atmosfera e takimit ka qenë e ngrohtë dhe mbështetëse, duke theksuar se bisedat me qytetarët përbëjnë një motivim të rëndësishëm për angazhimin e saj politik.

“Suhareka, vendi im i lindjes, dëshmoi edhe sot rrugën e fitores. Sot pata kënaqësinë të takoj familjarë, miq e bashkëvendës në qytetin ku jam rritur. Mbështetja, besimi dhe bisedat e sinqerta me ju janë motivim i madh për të vazhduar angazhimin me përkushtim, përgjegjësi dhe dinjitet. Faleminderit Suhareka ime!”, ka shkruar Kadolli.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë angazhimin e saj me përkushtim, përgjegjësi dhe dinjitet në kuadër të fushatës zgjedhore.

Kadolli gjendet me numrin 36 në listën zgjedhore të LDK-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img