Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi ka njoftuar për takimet e radhës me qytetarë, në kuadër të fushatës elektorale që i paraprijnë zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Kuçi ka bërë të ditur se është takuar me banorët e Medvecit dhe Zojzit, duke thënë se me ta ndau shqetësime, idetë dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.
“Qytetarët kërkojnë më shumë zhvillim, vende pune, siguri energjetike dhe mundësi që të rinjtë ta ndërtojnë jetën e tyre këtu. Këto nuk janë vetëm premtime zgjedhore, por detyra që kërkojnë punë, përgjegjësi dhe vendime të guximshme.
Bashkë mund t’ia dalim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në takimin me banorët e Medvecit dhe Zojzit, ndamë së bashku shqetësimet, idetë dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.
Qytetarët kërkojnë më shumë zhvillim, vende pune, siguri energjetike dhe mundësi që të rinjtë ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.
Këto nuk janë vetëm premtime zgjedhore, por detyra që kërkojnë punë, përgjegjësi dhe vendime të guximshme.
Bashkë mund t’ia dalim. 🤝✌️
✅️ #LDK113
✅️ #blerimkuçi47
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







