spot_img
HomeLajmeBesim Kodra: Mungesa e barnave është mister - ne...

Besim Kodra: Mungesa e barnave është mister – ne nuk e dimë kush i cakton çmimet e barnave në ministri

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Kodra, ka folur për çështjen e mungesës së barnave, duke theksuar se nuk dihet ser kush i cakton çmimet e barnave në ministri. 

“Nuk e dimë si vendosen ato çmime. Pesë vjet kanë kaluar, dhe ende nuk ka përgjigje”, ka shkruar ai.

Kodra tha se sigurimi shëndetësor ishte premtim i Levizjes Vetvendosje por nuk u bë.

Postimi i plotë: 

Mungesa e barnave është mister.
Ne nuk e dimë kush i cakton çmimet e barnave në ministri. Nuk e dimë si vendosen ato çmime. Pesë vjet kanë kaluar, dhe ende nuk ka përgjigje.
Sigurimi shëndetësor ishte premtim i Levizjes Vetvendosje por nuk u bë. Ligji erdhi me nxitim, procedurat u shkelën, dhe Gjykata Kushtetuese e tha qartë: gabuat. 16 ligje.
Buxheti për barna u rrit, thuhet. Por nuk ka sistem që ta provojë sa është rritë sasia e furnizimit. Nuk e dimë sa kishte, nuk e dimë sa ka tani. E dimë vetëm çka na tregojnë ata që janë në pushtet.
Problem nuk është vetëm mungesa e barnave. Problem është që nuk mund ta dimë të vërtetën.
#LDK113
#besimkodra65

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img