spot_img
HomeLajmeKush është dr.Vjollca Kadolli Halili, kandidatja me numër 36...

Kush është dr.Vjollca Kadolli Halili, kandidatja me numër 36 në listën e LDK-së?

spot_img

Dr. Vjollca Kadolli Halili, përvojë, përkushtim dhe besueshmëri në shërbim të qytetarëve.

Dr. Vjollca Kadolli Halili ka lindur në fshatin Bukosh të Suharekës dhe është vajza e juristit Mahmut Kadolli. Arsimin fillor e kreu në Bukosh, ndërsa shkollimin e mesëm në Suharekë, në periudhën kur mësimi zhvillohej në shtëpi-shkolla në Bukosh, Savrovë dhe Sopijë.

Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ku më pas kreu edhe specializimin në Mjekësi Familjare. Ajo është gjithashtu e certifikuar si trajnuese ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë.

Gjatë luftës çlirimtare, në vitin 1998, Dr. Vjollca Kadolli Halili ishte pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e angazhuar në Batalionin e Shëndetësisë të Brigadës 123. Ajo shërbeu në vijën e frontit në Budakovë deri në lirimin nga detyra për shkak të vazhdimit të studimeve.

Në jetën profesionale, ajo ushtron detyrën e Drejtoreshës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti për dy mandate radhazi. Po ashtu, ka shërbyer për dy mandate si anëtare e Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, duke dhënë kontribut në zhvillimin dhe avancimin e sistemit shëndetësor.

Përveç angazhimit profesional, Dr. Kadolli Halili ka qenë vazhdimisht aktive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në trajnimin e profesionistëve shëndetësorë dhe në grupet punuese profesionale të Ministrisë së Shëndetësisë, me fokus të veçantë në përmirësimin e mirëqenies së grave dhe fëmijëve.

Kontributi i saj shtrihet edhe në jetën publike dhe politike. Për tri mandate ka qenë anëtare e Kuvendit Komunal të Vitisë, ndërsa për dy mandate ka udhëhequr Grupin e Asamblistëve të LDK-së. Është nënkryetare e LDK-së në Viti, nënkryetare e Forumit të Gruas në Viti dhe ka udhëhequr forumin e gruas që 3 vite. Gjithashtu, është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Në këto role, ajo ka qenë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe një përfaqësuese e denjë e vlerave demokratike.

Përvoja e saj profesionale, angazhimi politik, kontributi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, aftësitë menaxheriale dhe shërbimi gjatë luftës përbëjnë themelet e profilit të saj qytetar dhe politik.

Me një karrierë të ndërtuar mbi profesionalizmin, humanizmin dhe përgjegjësinë publike, Dr. Vjollca Kadolli Halili synon të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues dinjitoz i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, duke promovuar vlerat rugoviane, zhvillimin dhe shtetndërtimin.

Më këtë rrugëtim, Dr. Vjollca Kadolli Halili kandidon me numrin 36 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img