Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albena Reshitaj ka ftuar qytetarët nesër që të mblidhen bashkë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, pasi LDK do ta mbajë tubimin elektoral që i paraprin zgjedhjeve të 7 qershorit.
“Për fitoren e madhe të 7 Qershorit, ta japim mesazhin e qartë se Republika jonë i takon qytetarit dhe jo ambicieve shqetësuese të një grupacioni politik, që ka për qëllim uzurpimin e të gjitha institucioneve”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, miqësi e bashkëvendasë,
Me respektin më të madh ju ftoj që nesër të mblidhemi bashkë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, me fillim në orën 16:00, ashtu siç Lidhja Demokratike e Kosovës po unifikohet për të ardhmën e shtetit tonë të shtrenjtë, të bashkohemi krejt rreth kauzës unike, që t’ia kthejmë identitetin Kosovës.
Për fitoren e madhe të 7 Qershorit, ta japim mesazhin e qartë se Republika jonë i takon qytetarit dhe jo ambicieve shqetësuese të një grupacioni politik, që ka për qëllim uzurpimin e të gjitha institucioneve.
Së bashku me ju është ringjallur shpresa, andaj ta çojmë deri në fund, të vendosur e të palëkundur!
Nisemi nga Suhareka e Ukë Bytyçit, për fitoren e madhe në nivel shteti 💙
#LDK113 #Numri7 #A7benaReshitaj

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







