Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubim elektoral në Suharekë të dielën.
Lidhur me këtë, kandidati për deputet nga LDK i kësaj komune, Blerim Kuçi ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij tubimi.
“Le ta mbushim sallën me energji, shpresë dhe besim për të ardhmen. Le të tregojmë se kur qytetarët bashkohen rreth vlerave të përbashkëta, asgjë nuk është e pamundur”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Blerim Kuçi: Të dashur qytetarë të Therandës,
Ka ardhur momenti të dëshmojmë forcën e bashkimit tonë. Ju ftojmë të merrni pjesë në Tubimin Elektoral që do të mbahet nesër në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.
Le ta mbushim sallën me energji, shpresë dhe besim për të ardhmen. Le të tregojmë se kur qytetarët bashkohen rreth vlerave të përbashkëta, asgjë nuk është e pamundur.
Prania juaj është mesazh i qartë se e ardhmja ndërtohet së bashku.
BASHKOHU!
Për një rrugëtim të ri, për një fitore të përbashkët, për një Kosovë më të fortë.
Të gjithë bashkë, drejt fitores! ✌️
#LDK113

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







