Kandidati për deputet nga LDK-ja, Nexhat Ramadani ka shkruar për vizitat në fshatrat e Reçanit, Mohlanit dhe Krushicës së Ulët.
Ramadani tha se në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, diskutuan për sfidat me të cilat përballen qytetarët, si dhe për vizionin dhe angazhimin e tyre për një përfaqësim më të denjë dhe më të përgjegjshëm.
Postimi i plotë:
Takim i mrekullueshëm me qytetarët e Reçanit, Mohlanit dhe Krushicës së Ulët!
Sot, në kuadër të fushatës zgjedhore, patëm kënaqësinë të takohemi dhe të bashkëbisedojmë me banorët e Reçanit, Mohlanit dhe Krushicës së Ulët. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, diskutuam për sfidat me të cilat përballen qytetarët, si dhe për vizionin dhe angazhimin tonë për një përfaqësim më të denjë dhe më të përgjegjshëm.
Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen që po na jepni çdo ditë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







