spot_img
HomeLajmeGëzim Hazrolli tregon pse zgjodhi Lidhjen Demokratike të Kosovës...

Gëzim Hazrolli tregon pse zgjodhi Lidhjen Demokratike të Kosovës për të kandiduar si deputet i Kuvendit

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” në kuadër të HisariOnline.

Hazrolli ka treguar pse zgjodhi Lidhjen Demokratike të Kosovës që të jetë pjesë e kësaj liste dhe të garojë si kandidat përmes kësaj partie dhe çfarë e shtyri që ta bëjë këtë zgjedhje.

“Nuk ka qenë e lehtë që thjesht të lë uniformën dhe të marrë një rrugëtim politik, por gjithsesi për shkak të nevojave që t’i shërbejmë vendit dhe duke e marrë parasysh që ushtarakët janë mësuar të shërbejnë deri sa e kanë mundësinë dhe hapësirën, unë kam vazhdu që karrierën e shërbimit ndaj vendit ta vazhdoj përmes politikës dhe po pikërisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Unë mendoj që të gjitha partitë i kanë vlerat që ngërthejnë, por mbi të gjitha unë mendoj që LDK ka një historik, që të gjithë e dinë që është partia më e vjetër, parti shtetformuese, parti që ka bartë barrën në vitet më të vështira para lufte, por mbi të gjitha edhe gjatë luftës edhe pas luftës në ndërtimin e institucioneve dhe padiskutim që sot thjesht në shtetformimin që Kosova të jetë me standarde dhe të rrugëtojë drejt integrimeve euroatlantike”, ka deklaruar Hazrolli.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img