spot_img
HomeLajmeCilat janë pretendimet e Besim Kodrës nëse arrin të...

Cilat janë pretendimet e Besim Kodrës nëse arrin të zgjidhet deputet i Kuvendit?

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, Besim Kodra ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” në kuadër të Hisari Online.

Kodra ka treguar se për pretendimet e tij nëse zgjidhet deputet dhe çfarë do të punojë në fushën për të drejtat e pacientëve dhe më gjerë.

“Unë kam qenë përfaqësues i shoqërisë civile në këshillin për demokraci dhe të drejtat e njeriut e cila ishte një strukturë brenda presidencës së Kosovës, aty na ka ra shumë me punu me presidenten dhe nga aty kemi kriju njoftësi e cila mandej ishte një kërkesë që unë të jem pjesë e politikës pasi që mendoj se është një profil i cili na mungon. Në shëndetësi ka shumë mjekë e infermierë në politikë, mirëpo qasja prej pacientit është shumë e rrallë, zakonisht politikat shëndetësore trajtohen prej lart dhe kjo më ka bë me vendos më lehtë me hy në politikë dhe po pretendoj se do ta kem një rezultat të mirë për shkak se përgjatë gjithë këtyre 13 viteve kam punu me shumë njerëz, kam trajnuar thuajse të gjithë personelin shëndetësor të QKMF-ve në Kosovë, së fundmi pata filluar edhe me spitale, kam takuar mbi 20 mijë persona që i kam edukuar për të drejtat e tyre në kudjesin shëndetësor, kam trajtuar mijëra ankesa dhe besoj se këto janë një bagazh jashtëzakonisht i mirë që me pasë atë kurajon që me kërku votën, për shkak se unë kam qenë gjithmonë në shërbim të komunitetit dhe tani do ta vazhdoj njëjtë, por vetëm me një qasje tjetër”, ka deklaruar Kodra.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img