Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Kodra ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” në kuadër të HisariOnline.
Kodra ka qenë i angazhuar në shoqata të ndryshme, duke dhënë ndihma juridike dhe forma të ndryshme të ndihmës për pacientë dhe njerëz që kanë pasë nevojë për to.
Kodra në “Fjala dhe Faktet” ka treguar se çfarë e shtyri që ta bëjë këtë veprimtari për të drejtat e pacientëve.
“Ka qenë pak interesante…kur unë isha student, kisha një krizë shëndetësore dhe vendosa me shku në spital dhe pata shumë pakënaqësi që nuk merrej askush dhe aty vendosëm që me disa kolegë me e themelu një shoqatë që ka me u marrë me të drejtat e njerëzve kur kanë me kërku shërbime shëndetësore. Prej aty, për 13 vite me radhë kam punu me shumë pacientë që kanë pasë vështirësi me i marrë shërbimet shëndetësore dhe kam trajtu me mijëra ankesa të gjithë pacientëve në gjithë Republikën e Kosovës duke u munduar që atyre t’u ndihmojë për me gjetë rrugën në atë sistemin labirint shëndetësor që është. Puna ka qenë jashtëzakonisht interesante dhe fakti që kam qëndruar për 13 vite aty edhe pse më kanë mbajt aq gjatë ka qenë aty humaniteti që t’i ke pasë mundësi me ba me njerëzit e tjerë. Unë i takoj shtresave sociale prandaj kjo punë gjithmonë më ka bë me u ndje mirë. Krahas kësaj kam punu edhe në sistemin e avokatisë dhe përmbarimit, por megjithatë kjo është puna primare që vazhdimisht e kam dashtë dhe e kam ba me qejf. Profili im ka qenë interesant pasi unë me profesion jam jurist dhe gjithmonë kanë menduar se jam mjek ose infermier, mirëpo unë i kam trajtuar gjithmonë të drejtat e pacientëve që janë çështje juridike dhe kjo e ka bë atë profilin tim interesant. Eshtë njëri prej profileve të vetme në Kosovë që e bëjnë këtë punë dhe kur kam vendosë me dalë prej shoqatës nuk ka qenë diçka e thjeshtë sepse kam lanë një zbrazëtirë jashtëzakonisht të madhe por meqenëse kam hy për të njëjtin mision, me avancu këtë mision që shëndetësia në Kosovë me u rregullu, e kam pas ma lehtë me vendos që me hy në politikë”, u shpreh Kodra.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







