Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se mbrëmë në sallën “1 tetori” në kryeqytet nuk u hap vetëm një fushatë, por u rikthye një besim.
Ai tha se për të kjo garë nuk do të jetë betejë kundër kundërshtarëve politikë dhe se armiku im i vetëm i tij do të jenë problemet e qytetarëve, padrejtësitë që i përjetojnë çdo ditë dhe mungesa e dinjitetit në jetën e tyre.
“Do të synoj të bëj një garë të ndershme, me respekt për secilin dhe me fokus te qytetari, jo te gjuha e urrejtjes.
Pas 13 viteve në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve, sot po kërkoj besimin tuaj për t’ju shërbyer edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, në Sallën “1 Tetori”, nuk u hap vetëm një fushatë. U rikthye një besim.
Besimi se Kosova mund të udhëhiqet pa urrejtje. Pa përçarje. Pa frikë.
Besimi se shteti ndërtohet me dije, me dinjitet dhe me aleatë. Se politika duhet t’i bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata. Se e ardhmja nuk fitohet duke prodhuar kriza, por duke ndërtuar shpresë.
Për mua, kjo garë nuk do të jetë betejë kundër kundërshtarëve politikë. Armiku im i vetëm do të jenë problemet e qytetarëve, padrejtësitë që i përjetojnë çdo ditë dhe mungesa e dinjitetit në jetën e tyre.
Do të synoj të bëj një garë të ndershme, me respekt për secilin dhe me fokus te qytetari, jo te gjuha e urrejtjes.
Pas 13 viteve në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve, sot po kërkoj besimin tuaj për t’ju shërbyer edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Jam krenar që jam pjesë e ekipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i bindur se Kosovës i duhet më shumë qetësi, më shumë profesionalizëm dhe më shumë njerëz që e kuptojnë hallet e qytetarëve.
BASHKOHU me këtë besim!
BASHKOHU edhe ti për Kosovën!
Voto LDK 113
Besim Kodra 65

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







