Lidhja Demokratike e Kosovës hapi zyrtarisht dje fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Mijëra qytetarë u mblodhën në sallën “1 tetori” në kryeqytet, për të pritur kandidatët për kryeministër e president, si dhe kandidatët për deputetë.
Kandidati për deputet nga Suhareka, Selman Kolgeci tha se “prania masive e qytetarëve, energjia e jashtëzakonshme dhe mbështetja e palëkundur dëshmuan se ideali rugovian vazhdon të jetojë fuqishëm në zemrat e njerëzve tanë”.
“Ky ishte një takim që nuk përcolli vetëm entuziazëm, por edhe vendosmërinë për ndryshim, zhvillim dhe dinjitet”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Dje, nga Salla “1 Tetori” në frymën e besimit, shpresës dhe vizionit për një Kosovë më të mirë, Lidhja Demokratike e Kosovës hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore. Prania masive e qytetarëve, energjia e jashtëzakonshme dhe mbështetja e palëkundur dëshmuan se ideali rugovian vazhdon të jetojë fuqishëm në zemrat e njerëzve tanë. Ky ishte një takim që nuk përcolli vetëm entuziazëm, por edhe vendosmërinë për ndryshim, zhvillim dhe dinjitet. Së bashku, me përkushtim e përgjegjësi, po nisim një rrugëtim të ri drejt fitores, me besim në vlerat që na bashkojnë dhe në të ardhmen që meritojnë qytetarët e Kosovës. Rruga jonë është rruga e punës, e shtetndërtimit dhe e shpresës. Bashkë drejt fitores më 7 qershor.![]()
#113LDK #1VjosaOsmani #2LumirAbdixhiku #74SelmanKolgeci
nb
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







