Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të ndërmarrjes publike INFRAKOS të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe.
Ministria njoftoi se ky aksion është realizuar në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Infrakosin.
Ky aksion përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







