spot_img
HomeLajmeVrasja e rëndë në Mitrovicë, Prokuroria: Viktima dhe i...

Vrasja e rëndë në Mitrovicë, Prokuroria: Viktima dhe i lënduar janë vëllezër, rasti ndodhi në banesën e tyre

spot_img

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 37 vjeçarit, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë vdiq teksa i lënduar mbeti edhe vëllai i tij.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, për Dukagjinin ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në banesën e viktimës.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img