spot_img
HomeLajmeAlbena Reshitaj: Në këtë festë të shenjtë të Kurban...

Albena Reshitaj: Në këtë festë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja

spot_img

Kandidatja për deputete nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj ka uruar për festën e Kurban Bajramit. 

“Le të na afrojë kjo ditë më shumë me njëri-tjetrin, me dashni, mirësi, falje dhe solidaritet. Në kohë kur bota ka nevojë për më shumë njerëzi, le të jemi ne ata që zgjedhim fjalën e mirë, dorën e shtrirë dhe zemrën e hapur për njëri-tjetrin, ka shkruar ajo.

“Uroj që sofrat tona të mbushen me bereqet, shtëpitë me gëzim dhe zemrat me shpresë e unitet”, ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetarë,

Në këtë festë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja.

Le të na afrojë kjo ditë më shumë me njëri-tjetrin, me dashni, mirësi, falje dhe solidaritet. Në kohë kur bota ka nevojë për më shumë njerëzi, le të jemi ne ata që zgjedhim fjalën e mirë, dorën e shtrirë dhe zemrën e hapur për njëri-tjetrin.

Uroj që sofrat tona të mbushen me bereqet, shtëpitë me gëzim dhe zemrat me shpresë e unitet.

Gëzuar Kurban Bajramin!

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img