Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa ka uruar besimtarët e fesë islame për Kurban Bajamin.
Beqa bëri të ditur se me rastin e kësaj feste, ai ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjakovë, prej atje ku tha përcjell se urimet e tij më të sinqerta me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Kjo festë na kujton vlerën e sakrificës dhe afërsisë me njëri-tjetrin – vlera që e mbajnë të bashkuar familjen, komunitetin dhe vendin tonë. E kur na udhëheqin këto vlera, e ardhmja e vendit s’ka si mos të jetë e ndritshme”, ka shkruar Beqa.
Postimi i plotë:
I nderuar të isha në Bashkësinë Islame në Gjakovë, ku pata kënaqësinë të përcjell urimet më të sinqerta me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kjo festë na kujton vlerën e sakrificës dhe afërsisë me njëri-tjetrin – vlera që e mbajnë të bashkuar familjen, komunitetin dhe vendin tonë. E kur na udhëheqin këto vlera, e ardhmja e vendit s’ka si mos të jetë e ndritshme.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







