spot_img
HomeLajmeSelman Kolgeci uron Bajramin: Le të na afrojë më...

Selman Kolgeci uron Bajramin: Le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, të forcojë dashurinë, solidaritetin dhe respektin mes nesh

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë të bekuar, uroj që sakrifica, besimi dhe mirësia që simbolizon kjo festë të sjellin paqe në zemrat tuaja, harmoni në familje dhe begati në çdo vatër shqiptare e anë e mbanë botës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Urime Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!

Në këtë ditë të bekuar, uroj që sakrifica, besimi dhe mirësia që simbolizon kjo festë të sjellin paqe në zemrat tuaja, harmoni në familje dhe begati në çdo vatër shqiptare e anë e mbanë botës.

Le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, të forcojë dashurinë, solidaritetin dhe respektin mes nesh, duke na kujtuar vlerat më të larta njerëzore që na bashkojnë. 🫶🏻

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img