Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gëzim Hazrolli ka uruar besimtarët e komunitetit mysliman për festën e Kurban Bajramit.
Hazrolli tha se kjo festë e madhe na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, respektit dhe afërsisë me njëri-tjetrin.
“Uroj që Kurban Bajrami të sjellë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje, ndërsa në zemrat tona të mbizotërojë gjithmonë mirëkuptimi, dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin”, ka shkruar Hazrolli.
Postimi i plotë:
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja.
Kjo festë e madhe na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, respektit dhe afërsisë me njëri-tjetrin. Le të jetë kjo ditë një moment reflektimi, mirësie dhe bashkimi, duke ndarë gëzimin me familjarë, miq dhe me të gjithë ata që kanë nevojë për përkrahje e ngrohtësi njerëzore.
Uroj që Kurban Bajrami të sjellë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje, ndërsa në zemrat tona të mbizotërojë gjithmonë mirëkuptimi, dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin.
Me dëshirën më të mirë për një festë sa më të bukur e të qetë, ju uroj nga zemra:
Urime Kurban Bajrami! 🌙
Me respekt,
Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







