spot_img
HomeLajmeKQZ sqaron se mungesa e shiritit ngjitës në votimin...

KQZ sqaron se mungesa e shiritit ngjitës në votimin me postë s’e cenon vlefshmërinë e fletëvotimit

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka sqaruar procesin e votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura nga disa votues jashtë vendit lidhur me mungesën e shiritit ngjitës në pakot e votimit.

Sipas KQZ-së, përdorimi i shiritit ngjitës nuk është paraparë në këto zgjedhje, njësoj si në zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit 2025, duke theksuar se kjo praktikë ishte përdorur vetëm në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Institucioni zgjedhor ka bërë të ditur se zarfi i fshehtësisë mbyllet me ngjitësin standard që e posedon vetë zarfi, duke shtuar se mungesa e një shiriti shtesë nuk e cenon vlefshmërinë e votës.

KQZ thekson se procesi i votimit jashtë Kosovës është i siguruar me disa masa mbrojtëse, përfshirë fletëvotime me elemente sigurie si mikroshtypi, printimi UV dhe elementi “anti-copy”, që parandalon kopjimin e tyre.

Po ashtu, çdo fletëvotim i dërguar votuesve jashtë vendit është i vulosur në pjesën e pasme me vulë të zezë, e cila sipas KQZ-së nuk nënkupton kopje të dokumentit.

Përveç kësaj, procesi mbështetet edhe nga dëftesa e regjistrimit që u dërgohet votuesve të regjistruar si dëshmi unike.

KQZ ka rikujtuar hapat që duhet ndjekur për votim të rregullt përmes postës dhe ka bërë thirrje që votuesit të sigurohen se pakot e tyre arrijnë në kutitë postare më së largu deri më 6 qershor 2026.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img