spot_img
HomeLajmePolicia gjen 27 dele e 4 qengja të kontrabanduara...

Policia gjen 27 dele e 4 qengja të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë

spot_img

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me kafshë.

Sipas njoftimit, më 26 maj, në fshatin Dumnicë, njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje kanë ndaluar dy automjete me targa vendore, të cilat ishin të dyshuara për transport ilegal.

Gjatë kontrollit, në automjete janë gjetur 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh, të cilat dyshohet se janë futur ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Me vendim të prokurorit kompetent, është iniciuar rasti “kontrabandim me mallra”, ndërsa automjetet dhe kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img