Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Graboc të Pejës, ku një punëtor ka humbur tragjikisht jetën.
Viktima, i cili po punonte në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej rreth tre metrash.
Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Bëhet e ditur se Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
/HisariOnline/







