Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli ka publikuar një video me unformën e ushtrisë, duke treguar rrugëtimin e tij në shërbim të atdheut nga ditët e para të luftës së lavdishme të UÇK-së, si Komandant i Brigadës 123 në Zonën Operative të Pashtrikut, e deri te ndërtimi e forcimi i institucioneve të sigurisë dhe Ushtrisë së Kosovës.
Hazrolli ka thënë se në nderim dhe respekt të përjetshëm për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët, djem e vajza, ushtarët më të mirë të Kosovës që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.
“Sepse kjo uniformë nuk është privilegj. Është përgjegjësi. Dhe kurdo që thërret vendi, me krenari i kthehemi.
Kjo histori është më e madhe se secili prej nesh. Është historia e Kosovës”, ka shkruar Hazrolli.
Postimi i plotë:
Nga ditët e para të luftës së lavdishme të UÇK-së, si Komandant i Brigadës 123 në Zonën Operative të Pashtrikut, e deri te ndërtimi e forcimi i institucioneve të sigurisë dhe Ushtrisë së Kosovës, ky ka qenë një rrugëtim në shërbim të Atdheut.
Në nderim dhe respekt të përjetshëm për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët, djem e vajza, ushtarët më të mirë të Kosovës që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.
Një jetë me uniformë.
Një betim për Kosovën.
Sepse kjo uniformë nuk është privilegj. Është përgjegjësi. Dhe kurdo që thërret vendi, me krenari i kthehemi.
Kjo histori është më e madhe se secili prej nesh.
Është historia e Kosovës.
Me respekt,
Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







