spot_img
HomeLajmeZjarri kaplon një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon...

Zjarri kaplon një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretman mjekësor

spot_img

Një zjarr i madh ka kapluar një banesë në “Bregun e Diellit” mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet. 

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas këtij incidenti, një person ka pranuar tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se policia janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Pllana.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img