Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi ka falënderuar bashkatdhetarët për mikpritjen që ata i bënë në Treviso të Italisë.
Ai tha se ishte kënaqësi e veçantë të takohet me bashkatdhetarët dhe të bisedonim hapur, me sinqeritet e shqetësim të përbashkët për Kosovën.
Postimi i plotë:
Faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen në Treviso. ✌️
Ishte kënaqësi e veçantë të takohesha me bashkatdhetarët tanë dhe të bisedonim hapur, me sinqeritet e shqetësim të përbashkët për Kosovën. Bashkë me kolegun tim, Gëzim Hazrolli, ndamë mendime për sfidat që po kalon vendi ynë dhe për nevojën që Kosova të ketë stabilitet institucional, institucione funksionale dhe më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Folëm edhe për rolin e jashtëzakonshëm që ka mërgata jonë. Jo vetëm për ndihmën që i jep familjeve tona, por për kontributin e madh në zhvillimin ekonomik, në mbështetjen e prodhimeve vendore dhe në sjelljen e përvojës e profesionalizmit nga diaspora në Kosovë.
Takime si ky të japin shpresë dhe besim se, kudo që jetojnë shqiptarët, dashuria dhe përkushtimi për Kosovën mbetet i njëjtë.
Faleminderit të gjithë bashkatdhetarëve në Treviso për pritjen dhe organizimin.
Bashkë për Kosovën! 🤝🇦🇱 🇽🇰
✅️#LDK113
✅️#blerimkuçi47

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







