spot_img
HomeLajmeNexhat Ramadani kërkon besimin e qytetarëve: Do të jem...

Nexhat Ramadani kërkon besimin e qytetarëve: Do të jem zë kundër padrejtësive, korrupsionit dhe politikës së përçarjes

spot_img

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhat Ramadani do të synojë Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi do të kandidojë si deputet nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Me propozimin e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Therandë dhe me miratimin nga organet qëndrore të partisë ai do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së, ndërda numri i tij në këtë listë do të jetë 73.

Ai ka thënë se këtë vendim e mori sepse beson se vendi ka nevojë për njerëz që flasin me sinqeritet, veprojnë me ndershmëri dhe nuk frikësohen ta mbrojnë të vërtetën.

Sipas tij, në një kohë kur qytetarët janë lodhur nga mashtrimet, interesat personale dhe mungesa e përgjegjësisë, ai ka zgjedhur të qëndrojë pranë njerëzve të zakonshëm — me fytyrë të hapur dhe ndërgjegje të pastër.

Ramadani ka kërkuar besimin e qytetarëve për – sipas tij – të dëshmuar se politika mund të ketë ende moral, dinjitet dhe përgjegjësi.

“Nëse edhe ju besoni se Kosovës i duhet më shumë ndershmëri, më shumë sinqeritet dhe më shumë guxim — atëherë ju ftoj të më mbështesni në këtë rrugëtim”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë: 

Të dashur miq,familjarë,bashkëpunëtor
qytetarë të nderuar të komunës tonë dhe mbarë Kosovës.

Ju njoftoj se me propozimin e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Therandë dhe me miratimin nga organet qëndrore të partisë unë do të të jem pjesë e listës së kandidatëve të LDK_së për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026.

Numri im në këtë listë është 73.

Kam vendosur të kandidoj për deputet sepse besoj se vendi ynë ka nevojë për njerëz që flasin me sinqeritet, veprojnë me ndershmëri dhe nuk frikësohen ta mbrojnë të vërtetën.
Në një kohë kur qytetarët janë lodhur nga mashtrimet, interesat personale dhe mungesa e përgjegjësisë, unë zgjedh të qëndroj pranë njerëzve të zakonshëm — me fytyrë të hapur dhe ndërgjegje të pastër.
Nuk premtoj mrekulli. Premtoj punë, përgjegjësi dhe zë të fortë për interesin qytetar.
Besoj se:
Ndershmëria nuk është dobësi, por forcë morale.
Sinqeriteti krijon besim mes qytetarit dhe përfaqësuesit.
Guximi është të thuash të vërtetën edhe kur nuk është e lehtë.
Do të jem zë kundër padrejtësive, korrupsionit dhe politikës së përçarjes.
Do të mbështes institucione të përgjegjshme dhe do të angazhohem për një shtet ku ligji vlen njësoj për të gjithë.
Kërkoj besimin tuaj për të dëshmuar se politika mund të ketë ende moral, dinjitet dhe përgjegjësi.
Nëse edhe ju besoni se Kosovës i duhet më shumë ndershmëri, më shumë sinqeritet dhe më shumë guxim — atëherë ju ftoj të më mbështesni në këtë rrugëtim.
Sepse ndryshimi nuk vjen nga fjalët e mëdha, por nga njerëzit që nuk heqin dorë nga vlerat.

Faleminderit për besimin tuaj!

Sinqerisht i juaji

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img