Dy kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli e Blerim Kuçi kanë zhvilluar një takim me bashkëatdhetarët në Treviso të Italisë.
Gjeneral Hazrolli ka shkruar se ishte kënaqësi të bashkëbisedonim me njerëz që, edhe larg vendlindjes, vazhdojnë ta mbajnë afër zemrës Kosovën dhe të kontribuojnë për vendin.
Ai ka falënderuar bashkëatdhetaret për mikpritjen, respektin dhe atmosferën vëllazërore.
Postimi i plotë:
Në Treviso të Italisë zhvilluam një takim shumë të mirë me bashkëluftëtarë, miq e bashkëatdhetarë nga Suhareka, Malisheva dhe nga shumë anë të tjera të Kosovës. Ishte kënaqësi të bashkëbisedonim me njerëz që, edhe larg vendlindjes, vazhdojnë ta mbajnë afër zemrës Kosovën dhe të kontribuojnë për vendin.
Bashkë me Blerim Kuqin, me të cilin ndamë biseda të mira për vendin, diasporën dhe rrugëtimin tonë të përbashkët. Faleminderit për mikpritjen, respektin dhe atmosferën vëllazërore.
Me respekt,
Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







