Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, së bashku me kandidatin tjetër Gëzim Hazrolli, kanë vizituar kompaninë BTC Costruzioni SRL të sipërmarrësit të suksesshëm nga Semetishti i Suharekës, Refki Bytyqi, në Treviso të Italisë.
Kuçi tha se përveç suksesit në fushën e ndërtimit, kompania është e njohur sidomos për vendosjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve solare.
“Duhet të bëjmë çmos që biznese të tilla të suksesshme dhe përvojën e tyre t’i sjellim edhe në Kosovë”, ka shkruar Kuçi.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me Gëzim Hazrollin vizituam kompaninë BTC Costruzioni SRL të sipërmarrësit shumë të suksesshëm nga Semetishti i Suharekës, Refki Bytyqi, në Treviso të Italisë.
Përveç suksesit në fushën e ndërtimit, kompania është e njohur sidomos për vendosjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve solare.
Kënaqësi e veçantë të shoh nga afër suksesin në biznes të mërgatës sonë shqiptare.
Duhet të bëjmë çmos që biznese të tilla të suksesshme dhe përvojën e tyre t’i sjellim edhe në Kosovë.
✅️ #LDK113
✅️ #blerimkuçi47

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







