spot_img
HomeLajmeBlerim Kuçi: Vakumi institucional është i papranueshëm për një...

Blerim Kuçi: Vakumi institucional është i papranueshëm për një shtet demokratik dhe kërkon reagim të menjëhershëm

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi ka njoftuar se ka vizituar banorët e Budakovës dhe Stravuçinës.

Përmes një njoftimi, Kuçi tha se gjatë takimit që zhvilluan me banorët e Budakovës dhe të Stravuçinës, ndër të tjera, diskutuan edhe për shqetësimin se Kosova po hyn në një paqartësi kushtetuese të rrezikshme.

“Gjashtë muajt e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit po skadojnë, ndërsa Kuvendi është i shpërbërë. Më 4 tetor, Kosova rrezikon të mbetet pa President dhe pa U.D. President”, u shpreh ai.

“Vakumi institucional është i papranueshëm për një shtet demokratik dhe kërkon reagim të menjëhershëm.

Nevojitet urgjentisht qartësi kushtetuese, institucione funksionale dhe zgjidhje serioze, para se kriza të kthehet në precedent.

Unë si deputet do të angazhohem që kjo çështje, të trajtohet me prioritet, me ekspertizë dhe përgjegjësi të plotë shtetërore, deri në mbylljen e plotë të boshllëqeve ligjore.

✅ #LDK113
✅ #blerimkuçi47”, deklaroi tutje Kuçi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img