spot_img
HomeLajmeBajrami: Kurti po tenton të blejë vota me para...

Bajrami: Kurti po tenton të blejë vota me para të buxhetit të shtetit – kjo s’është ndihmë por skemë e korrupsionit

spot_img

Ish-ministrja e financave dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për t’i ndarë nga 100 euro shtesa për katër kategori. 

Bajrami tha se Kurti po tenton të blejë vota me para të buxhetit të shtetit.

Postimi i plotë: 

Mbrëmë e paralajmërova. Sot ndodhi.
Pak ditë para 7 qershorit, Albin Kurti po tenton të blejë vota me para të buxhetit të shtetit.
Që 6 vjet: çmimet janë dyfishuar, arsimi është lënë pas dore, spitalet janë pa barna e me lista të gjata të pritjes për trajtim, të gjitha rrugët janë pa përfunduar dhe asnjë investim i madh nuk ka ndodhë.
Tash 100 euro/votë.
Mos harroni, këto janë paratë e juaja që ua ka marrë përmes inflacionit dhe meqë nuk i ka investu as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as në ekonomi po u a kthen në këmbim të votës.
Kjo nuk është ndihmë. Kjo është skemë e korrupsionit publik.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img