Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi bashkë me partiakët e tij kanë vizituar fshatin Arbanë të Prizrenit.
Kuçi shprehu mirënjohje për bashkëluftëtarët, të cilët sipas tij “me guximin dhe luftën e tyre për liri kanë lënë gjurmë krenarie, duke nderuar veten, familjet e tyre, Suharekën dhe gjithë Kosovën”.
“Përkrahja e tyre në këtë rrugëtim është motivim shtesë për të vazhduar përpara me përkushtim dhe përgjegjësi”, ka shkruar Kuçi.
Postimi i plotë:
Në Arbanë të Prizrenit, me bashkëluftëtarët që kanë shërbyer në Brigadën e lavdishme 123 të UÇK-së në Suharekë, si dhe me strukturën e nëndegës së LDK-së.
Mirënjohje për bashkëluftëtarët, të cilët me guximin dhe luftën e tyre për liri kanë lënë gjurmë krenarie, duke nderuar veten, familjet e tyre, Suharekën dhe gjithë Kosovën.
Përkrahja e tyre në këtë rrugëtim është motivim shtesë për të vazhduar përpara me përkushtim dhe përgjegjësi.
✅ 113 LDK
✅ 47 Blerim Kuçi

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







