Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selman Kolgeci bashkë me kandidatët e tjerë të Suharekës kanë vazhduar takimet në fshatrat e ndryshme të kësaj komune.
Kolgeci bashkë me partiakët e tij kanë vizituar Budakovën, duke i vlerësuar banorët e këtij fshati si “njerëz të ndershëm, atdhedashës e mikpritës, që ndër vite kanë dëshmuar angazhimin e tyre për lirinë, shtetformimin dhe vlerat tona kombëtare”.
“Budakova, si shumë vende të Kosovës, ka dhënë kontribut të çmuar në rrugëtimin tonë për çlirim e liri, dhe sot me të njëjtin ideal qëndron fuqishëm pranë vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për shtetin tonë”, ka shkruar Selmani.
Postimi i plotë:
Takimet i vazhduam me banorët e Budakovës, njerëz të ndershëm, atdhedashës e mikpritës, që ndër vite kanë dëshmuar angazhimin e tyre për lirinë, shtetformimin dhe vlerat tona kombëtare.
Budakova, si shumë vende të Kosovës, ka dhënë kontribut të çmuar në rrugëtimin tonë për çlirim e liri, dhe sot me të njëjtin ideal qëndron fuqishëm pranë vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për shtetin tonë.
Mbështetja, besimi dhe energjia që po marrim nga qytetarët janë motiv shtesë për të vazhduar rrugën tonë me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim.
Bashkë, me besim e dashuri për atdheun, do ta vazhdojmë rrugëtimin për një shtet më të fortë e më dinjitoz për të gjithë.
#113LDK
#SelmanKolgeci74

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







