spot_img
HomeLajmeBlerim Kuçi alarmon: VV dhe Lista Serbe miratuan Ligjin...

Blerim Kuçi alarmon: VV dhe Lista Serbe miratuan Ligjin e Shtetësisë, mund të sjellë inflacion demografik të kontrolluar nga Serbia

spot_img

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi ka alarmuar pas miratimit të Ligjit të Shtetësisë.

Sipas Kuçit, ky ligj që është miratuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, “mund të sjell inflacion demografik të kontrolluar direkt nga Serbia”.

“Me këtë nen, çdo kriminel, paramilitar që ka qenë banor në Kosovë më 1 janar 1998 dhe të gjithë pasardhësit e tij kudo në botë, fitojnë shtetësi Kosovare me procedurë të lehtësuar”, ka shkruar Kuçi, duke shtuar se kështu hapet rruga për pretendime pronësore masive e potencial për manipulim të zgjedhjeve nga Serbia.

Kuçi ka thënë se nëse zgjidhet deputet, veprimi i parë i tij do të jetë hapja e debatit për interpelancë me qëllim diskutimin për ndryshim të ligjit.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje dhe lista serbe miratuan Ligjin e Shtetësisë, Ligjin Nr. 10/L-023.

VV ishte në koalicion me minoritete të tjera, Ligji mund të kalonte me shumicë të thjeshtë. Nëse qëllimi ishte ligji për mërgatën, Neni 31 mund të hiqej.

Pse problemi është Neni 31

“Republika e Kosovës ua njeh të drejtën e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe shtetësia që ata kanë, të gjithë qytetarëve të ish Republikës Federative të jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës me datën 1 janar 1998 dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë”.

Me këtë nen, çdo kriminel, paramilitar që ka qenë banor në Kosovë më 1 janar 1998 dhe të gjithë pasardhësit e tij kudo në botë, fitojnë shtetësi Kosovare me procedurë të lehtësuar.

Ky vendim mund te sjell inflacion demografik të kontrolluar direkt nga serbia, potencial për manipulim të zgjedhjeve nga serbia, hapje të rrugës për pretendime pronësore masive, rrezik afatgjatë për rendin kushtetues dhe demografik të vendit.

I PAJUSTIFIKUSHËM. I DËMSHËM.

Nëse marr besimin tuaj si deputet, veprimi i parë do të jetë hapja e debatit për interpelancë me qëllim diskutimin per ndryshim te ligjit.
✅ 113 LDK
✅ 47 Blerim Kuçi

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img