spot_img
HomeEkonomiMbahet takimi i fundit për këtë vit i Komisionit...

Mbahet takimi i fundit për këtë vit i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

spot_img

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, nën kryesimin e znj. Ariana Shajkovci, ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit kalendarik, në të cilin morën pjesë anëtarja Sheribane Selimi-Muçaj, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, udhëheqësja e Departamentit për Buxhet dhe Financa në SKPK, Suzana Pllana dhe Udhëheqësja e Divizionit për Financa, Nora Qerkezi.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i realizimit të buxhetit të sistemit prokurorial për periudhën 1 janar – 8 dhjetor 2025, me fokus të veçantë në ekzekutimin financiar, performancën buxhetore dhe përputhshmërinë me kornizën ligjore dhe dokumentet vjetore të planifikimit buxhetor.

Fillimisht, kryetarja Shajkovci ka shprehur falënderimin e saj për Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, z. Sami Istrefi, për shërbimet profesionale, mbështetjen administrative dhe asistencën e vlefshme teknike të ofruar përgjatë mandatit të saj në krye të komisionit. Me këtë rast, ajo vlerësoi rolin e sektorëve të Sekretariatit në sigurimin e qeverisjes së mirë financiare, transparencës buxhetore dhe monitorimit të brendshëm, të cilat kanë kontribuar dukshëm në mbarëvajtjen e proceseve të punës.

Në vijim u trajtua në mënyrë të detajuar struktura e buxhetit të sistemit prokurorial gjatë kësaj periudhe, përfshirë investimet kapitale, shpenzimet sipas kategorive ekonomike, nivelin e ekzekutimit buxhetor krahasuar me planifikimin vjetor, si dhe respektimin e parimeve të efikasitetit, ekonomizimit dhe efektivitetit në menaxhimin e fondeve publike.

Anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel theksuan se përmbushja e indikatorëve të performancës së përgjithshme buxhetore të sistemit prokurorial është realizuar duke zbatuar me përkushtim obligimet ligjore dhe operacionale gjatë vitit 2025.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img