spot_img
HomeLajmeHamza: Ambasadori Guerot ia ka përcjellur kabinetit të Macronit...

Hamza: Ambasadori Guerot ia ka përcjellur kabinetit të Macronit letrën time për heqjen sanksioneve

spot_img

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se është takuar me ambasadorin francez, Olivier Guerot.

Hamza tha se Guerot ia ka përcjellur kabinetit të presidentit Macron letrën e tij për heqjen e sanksioneve të  BE-së ndaj Kosovës.

“Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Ambasadori më njoftoi se letrën time për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri. Ne biseduam edhe për nevojën e kthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend. Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë.”

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img