Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës njofton se ka tejkaluar shifrën e 4 miliardë eurove nën menaxhim.
“Gjatë muajit maj 2026 mjetet neto nën menaxhim të FKPK-së e tejkaluan shifrën e 4 miliardë eurove. Nga kjo shumë rreth 70% është akumuluar nga kontributet pensionale ndërsa rreth 30% e saj është vlerë e shtuar nga investimet”, njofton TRUSTi.
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, njofton se ka pasur një ngritje të qëndrueshme të mjeteve nën menaxhim prej vitit 2015 e deri më tani.
“Në fund të vitit 2015 FKPK-ja i kishte pasur vetëm rreth 1.2 miliardë euro mjete nën menaxhim”, thuhet në njoftim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







