U.D.Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka mirëpritur shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Haxhiu ka thënë se ky veprim rikthen mundësinë për një proces të rregullt dhe transparent.
“Përshëndes shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit. Ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë”, ka shkruar ajo.
Ajo ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të procesit pa ndikime të jashtme.
“Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional”, u shpreh Haxhiu.
Sipas saj, besimi i qytetarëve në drejtësi ndërtohet përmes proceseve të drejta dhe transparente.
“Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë ndërtohet pikërisht përmes proceseve të drejta, transparente dhe të bazuara në meritokraci”, përfundoi ajo.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







