Sonte duke filluar nga ora 21:00 do të nisë finalja e 70 e garës evropiane të këngës, Eurovision në arenën prestigjioze ‘Wiener Stadthalle’.
Shqipëria do të performojë e pesta në renditje dhe përfaqësohet nga Alis Kallaçi me këngën Nân.
Pas një paraqitjeje mbresëlënëse në gjysmëfinalen e dytë, kënga ka fituar vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe platformat muzikore, duke rritur optimizmin për një rezultat të mirë në finale.
Finalja do të hapet nga Danimarka, ndërsa para ngjitjes së Shqipërisë në skenë do të performojnë Gjermania, Izraeli dhe Belgjika.
Renditja e shteteve në natën finale:
01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
02. Gjermani: Sarah Engels – Fire
03. Izrael: Noam Bettan – Michelle
04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
05. Shqipëri: Alis – Nân
06. Greqi: Akylas – Ferto
07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
08. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
10. Maltë: AIDAN – Bella
11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
12. Bullgari: DARA – Bangaranga
13. Kroaci: LELEK – Andromeda
14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
15. Francë: Monroe – Regarde !
16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
18. Poloni: ALICJA – Pray
19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
20. Suedi: FELICIA – My System
21. Qipro: Antigoni – JALLA
22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
25. Austri: COSMÓ – Tanzschein
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







