spot_img
HomeLajmeKomisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

spot_img

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë integrale të arkitekturës së sigurisë dhe të ardhmes evropiane.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ajo tha se diskutimet janë fokusuar në procesin e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Kos theksoi se Evropa ndodhet në një moment kritik, ndërsa procesi i zgjerimit po hyn në një fazë të re pas anëtarësimit të Kroacisë në vitin 2013.

Sipas saj, tashmë ekziston një perspektivë reale që në vitet e ardhshme BE-ja të zgjerohet me shtete të reja anëtare.

Ajo nënvizoi se zgjerimi nuk lidhet më vetëm me integrimin politik dhe ekonomik, por gjithnjë e më shumë me dimensionin e sigurisë evropiane dhe stabilitetin rajonal.

“Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Kosova është pjesë integrale e një tabloje më të madhe”, deklaroi Kos, duke shtuar se zgjerimi i BE-së sot nënkupton forcim të bashkëpunimit, sigurisë dhe unitetit në kontinent.

Komisionerja evropiane tha gjithashtu se një nga prioritetet kryesore të mandatit të saj mbetet avancimi i integrimit të Kosovës në strukturat evropiane dhe forcimi i lidhjeve të saj me Bashkimin Evropian.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img