spot_img
HomeLajmeKos pritet në takim nga Kurti

Kos pritet në takim nga Kurti

spot_img

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, ka pritur në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Pas takimit, Kurti dhe Kos pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të bëhen publike detaje nga diskutimet dhe qëndrimet e palëve.

Më herët gjatë ditës, Komisionerja Kos është pritur edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.

Vizita e Marta Kos në Prishtinë po zhvillohet në kuadër të angazhimeve të Bashkimit Evropian për zgjerim dhe mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img