Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, është pritur në Prishtinë në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Vizita e saj konsiderohet pjesë e agjendës së Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit dhe bashkëpunimit me Kosovën.
Pas takimit me Haxhiun, Kos pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Më pas, të dy zyrtarët pritet të mbajnë një konferencë për media ku do të adresojnë çështje të bashkëpunimit dhe procesit të integrimit evropian.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







