spot_img
HomeLajmeHill: Ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në,...

Hill: Ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në, Kurti duhet të kuptojë më shumë palën tjetër

spot_img

Diplomati amerikan Christopher Hill, ka folur edhe për kritikat e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit dhe të kuptuarit të palës tjetër në proceset e negociatave.

Hill, duke u bazuar në përvojën e tij të gjatë diplomatike, ka deklaruar se Kurti duhet të bëjë më shumë për të kuptuar këndvështrimin e palës tjetër.

“Z. Kurti duhet të bëjë një punë më të mirë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit se si ana tjetër i sheh gjërat”, ka thënë Hill në Euronews.

Sa i përket marrëdhënieve aktuale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, ai ka deklaruar se ekziston një perceptim se Kosova nuk është duke bashkëpunuar me SHBA-në dhe se një perceptim i tillë është shumë i vështirë për t’u ndryshuar.

“Aktualisht ekziston një perceptim që Kosova nuk është duke punuar me ne, dhe është shumë e vështirë ta ndryshosh një perceptim të tillë kur ai është krijuar”, ka thënë Hill.

Ai ka shtuar se në këtë raport ka mungesë besimi, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi për problemet.

“Shoh mungesë besimi, mungesë të modeleve të bashkëpunimit dhe mungesë të të kuptuarit të problemit. Kryeministri Kurti nuk ka menduar se pala serbe do të zhvillonte një agjendë të veçantë për t’u shkëputur tërësisht nga Kosova dhe për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë. Këtu qëndron një pjesë e mungesës së besimit”, ka deklaruar Hill.

Duke folur për përgjegjësitë e shtetit të Kosovës, Hill ka theksuar se Kosova duhet të përballet me “pasojat” e të qenit shtet i pavarur dhe nuk duhet të presë që shtetet e tjera t’ia zgjidhin problemet.

“Duhet përpjekje më serioze që Kosova t’i trajtojë vetë këto çështje. Nuk mund të presë nga shtetet e tjera që t’ia menaxhojnë problemet apo t’u kërkojë atyre të rrisin presionin dhe të vendosin sanksione ndaj palëve të tjera. Ata donin të ishin të pavarur dhe duhet të përballen me pasojat e asaj pavarësie”, ka përfunduar Hill.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img