spot_img
HomeLajmeHaradinaj takon diplomaten Prattipati, flasin për zgjedhjet e dhjetorit

Haradinaj takon diplomaten Prattipati, flasin për zgjedhjet e dhjetorit

spot_img

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në selinë e AAK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila ishte e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert.

Në njoftim theksohet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit demokratik.

Sipas njoftimit të lëshuar nga AAK, Haradinaj ka theksuar urgjencën që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të formohen sa më shpejt institucionet e reja, duke e vlerësuar këtë si parakusht për rikthimin e normalitetit dhe për avancimin e vendit në proceset euro-atlantike.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img