Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat qeverisë.
“Na priftë e mbara së bashku. Bazuar në nenin 57-të të Ligjit për Qeverisje lokale me rastin e zgjedhjes kryetar i Komunës, bëj betimin para anëtarëve të komunës. Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryeje detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, u betua Rama.
Rama në fjalën e tij u zotua se do ta vazhdojë vizionin transformues të Prishtinës.
“Sot qëndrojë para jush me mirënjohjen më të thellë për besimin që qytetarët ma kanë dhënë dhe njëherë. Prishtina foli dhe ky besim për mua është vazhdim i përgjegjësisë dhe motivit. Është zotim për të vazhduar punën me përkushtim e palëkundur. Ju faleminderit që na keni besuar drejtimin e qytetit tonë. Faleminderit që besuat në vazhdimin e vizionit transformues të Prishtinës. Po hyjmë në këtë mandat me vendosmëri për të përfunduar projektet kapitale, për të vazhduar investimet në arsim, shëndetësi e zhvillim rural. Do të vazhdojmë të përkrahim idetë inovative, të mbështesim krijimtarinë e rinisë dhe energjinë për të ardhmen”, tha Rama.
/HisariOnline/







