spot_img
HomeSportFutbollTjetër përplasje në skuadrën e Realit, Tchouameni bën për...

Tjetër përplasje në skuadrën e Realit, Tchouameni bën për spital Valverden pas sherrit të një dite më parë

spot_img

Tensione të forta po raportohen brenda dhomave të zhveshjes së Real Madrid, ku protagonistë të një përplasjeje të rëndë janë bërë Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Sipas medias spanjolle “Marca”, dy lojtarët janë konfliktuar fizikisht për të dytën ditë radhazi. Pas një incidenti, situata është përshkallëzuar sërish gjatë seancës stërvitore të së enjtes.

Burime pranë klubit kanë bërë të ditur se tensioni nisi që para stërvitjes, kur Federico Valverde refuzoi t’i jepte dorën shokut të skuadrës, Aurélien Tchouaméni. Atmosfera në skuadër u bë shumë e rënduar dhe konflikti vazhdoi më pas në dhomat e zhveshjes.

Sipas raportimeve, gjatë përplasjes fizike Valverde ka marrë një goditje aksidentale, që nuk dyshohet të jetë shkaktuar drejtpërdrejt nga Tchouaméni, por që i ka shkaktuar një plagë dhe e ka detyruar të marrë ndihmë mjekësore dhe të dërgohet në urgjencë.

Ngjarja ka alarmuar drejtuesit e klubit madrilen. Raportohet se është zhvilluar një mbledhje emergjente me pjesëmarrjen e të gjithë lojtarëve dhe drejtorit të përgjithshëm José Ángel Sánchez. Gjithashtu, klubi ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve.

Incidenti vjen vetëm pak ditë para përballjes së madhe me Barcelonën në El Clasico, që do të luhet më 10 maj dhe mund të rezultojë vendimtar për titullin kampion në Spanjë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img