spot_img
HomeLajmeI dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në Polici

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në Polici

spot_img

Një person ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në Gjakovë, ndërsa i dyshuari është vetëdorëzuar në polici.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave të moshës madhore.

Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), e më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, kanë iniciuar rastin si “vrasje”.

Gjatë hetimeve janë identifikuar dy persona të dyshuar, ndërsa njëri prej tyre, me inicialet Q. S., është vetëdorëzuar në polici rreth orës 09:45.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img