spot_img
HomeSportFutbollSonte mësohet finalisti i parë në Ligën e Kampionëve,...

Sonte mësohet finalisti i parë në Ligën e Kampionëve, Arsenal pret Atleticon në Londër në duelin kthyes

spot_img

Sonte do të zbulohet finalisti i parë i edicionit 2025-26 i Ligës së Kampionëve.

Arsenal apo Atletico Madrid, njëra skuadër do të presë sonte biletën për në Budapest, në finalen e madhe të 30 majit.

Dueli i parë në Spanjë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa kjo kthyese tani mund të konsiderohet si një finale.

Arenal ka pasur një rekord impresiv në Ligën e Kampionëve këtë kampanjë, pasi është skuadra e vetme e pamposhtur me 10 fitore e 3 barazime në 13 ndeshje të zhvilluara.

Kujtojmë që këto dy skuadra u takuan edhe në fazën e ligës gjatë kësaj kampanje, ku Arsenal kishte triumfuar thellë me rezultat 4-0 në Emirates.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img