spot_img
HomeLajmeShefi i zyrës së BE-së takon kryetarët serb, mirëpret...

Shefi i zyrës së BE-së takon kryetarët serb, mirëpret transferimin e pushtetit në komunat veriore

spot_img

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave në veri, ku ka vlerësuar procesin e dorëzimit të qeverisjes lokale dhe funksionalizimin e institucioneve të reja komunale.

Në një postim në platformën X, Orav ka theksuar se tranzicioni institucional është kryer pa asnjë problem dhe plotësisht në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit me 4 kryetarë të rinj të komunave veriore në Zveçan, përshëndeta dorëzimin pa probleme të qeverisjes vendore në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ritheksova nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe vendore dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës”, ka shkruar Orav në Facebook.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img